Reformat në Francë, greva masive

07/09/2010 12:00

Në Francë po organizohen greva masive kundër reformave në sistemin e pensioneve.

Sindikatat janë të pakënaqura me rritjen e moshes së pensioneve ndersa qeveria po perpiqet te ule deficitin e thelle buxhetor.

Pasojat e grevës janë ndjerë që sot në mengjes sidomos në transportin publik. Udhëtarët janë të shqetësuar për bllokimin e lëvizjes, megjithatë mbështesin grevën e punonjësve.

Organizatorët thonë se presin që qindra mijë njerëz t’i bashkangjiten protestës, e cila do të mbahet në disa qytete të Francës.

Top Channel