Pheniani i shtrin dorën Seulit

07/09/2010 09:05

Pak muaj pas tensionimit të situatës në gadishullin e Koresë, veriu komunist bën një hap të madh prapa, duke i shtrirë dorën e ndihmës Koresë së Jugut.

Duken të largëta kohët e përplasjes së anijeve ushtarake në detin e Verdhë që detyruan madje edhe SHBA-në të conte tonin, pasi Pheniani i ka kërkuar Seulit ndihma në oriz dhe cimento pas përmbytjeve të ditëve të fundit.

Kjo kërkesë konsiderohet si një sinjal i ri nga Koreja e Veriut.   

Top Channel