Pakistan, 10 milionë persona të pastrehë

07/09/2010 18:05

Të paktën 10 milionë persona kanë mbetur pa shtëpi në Pakistanin e shkatërruar prej një muaji e gjysmë nga përmbytjet e dhunshme.

Të dhënat e reja janë publikuar nga OKB, që flet për një nga krizat më të rënda humanitare të historisë, për shkak të numrit të lartë të personave që kanë nevojë për ndihmë.

Bilanci i mëparshëm i dhënë po nga Kombet e Bashkuara fliste për 4.8 milionë të pastrehë.

Ndërkohë, Papa Benedikti XVI ka dërguar një sërë ndihmash për popullsinë e goditur, përmes të dërguarit të tij.

Top Channel