Obama, 50 miliardë usd për infrastrukturën

07/09/2010 17:10

Për të ndihmuar klasën e mesme, e prekur nga kriza dhe papunësia, presidenti amerikan Barack Obama ka njoftuar një plan investimesh publike, sidomos në sektorin e transporteve, prej 50 miliardë dollarë në 6 vjet.

Obama ka deklaruar se plani në fjalë nuk do të shtojë deficitin dhe ka siguruar se cdo ditë të presidencës së tij nuk do të pushtojë së luftuari për të mbrojtur ëndrrën amerikane.

“Do luftoj për ata që vetëm me forcën e punës së tyre, edhe pse kanë origjinë tjetër, duan t’u sigurojnë një të ardhme më të mirë fëmijëve të tyre”, ka deklaruar Obama.

Duke përdorur tone patriotike, Obama ka theksuar se Shtetet e Bashkuara nuk janë bërë vendi më i pasur në botë me lojrat dhe bastet prej letre të Wall Street, por falë aftësisë për të prodhuar dhe shitur produkte reale.

“Është koha të rithemelojmë ekonominë tonë dhe të nxjerrim sërish në treg produktet made in USA”, ka shtuar shefi i Shtëpisë së Bardhë.

Top Channel