Merren në pyetje aksionerët e ‘Vision Construction’

07/09/2010 17:10

Njësia e specializuar kundër krimit ekonomik dhe korrupsionit në Prokurorinë e Tiranës Task Force ka vijuar marrjen në pyetje në cilësinë e deklaruesve të dy biznesmenëve të tjerë, mes gjashtë aksionerëve në firmën ‘Vision Construction’.

Ndryshe nga biznesmeni Rrahman Selmanllari, shqiptaro- maqedonasi Ylber Cami ka hyre pa patur ne krah ndonje avokat, duke dhene detaje para prokuroreve te task force Ardian Braho dhe Valentina Prenci qe prej ores 10:00 te mengjesit deri ne nje te drekes.

E gjate ka qene seanca e pyetjes edhe per biznesmenin tjeter ndertues Kujtim Hasa. Burime te sigurta te Top Channel pohuan se dy aksioneret i kane qendruar linjes se bashkimit me njeri-tjetrin per berje biznesi duke anashkaluar keshtu deklaraten e deputetes demokrate Albana Vokshi, e cila jave me pare akuzoi ne emer te bashkejetuesit te saj Arjan Tartari, se Dritan Avllajt i ishin dhene 20 perqind te biznesit ne formen e rryshfetit ne menyre qe te garantonte lejet e ndertimit nga bashkia.

Grupi hetimor ka qene teper i rezervuar dhe nuk ka dhene asnje detaj mbi seancat e gjata te pyetje pergjigjjeve, per llogari te hetimeve te celura kryesisht gjate betejes se deklaratave nga kampi demokrat duke akuzuar bashkine per afera korrupsioni me lejet e ndertimit dhe nga ana e socialisteve per abzuime me koncensionet e HEC-eve. Por ndersa pritej qe sot te merrej nje deklarate tjeter e konsideruar teper e rendeishme nga biznesmeni tjeter Arjan Tartari, ai nuk u paraqit ne organin e akuzes megjithe orarin e caktuar ne oren 13:00.

Burimet pohuan se kishin marre pergjigjje nje dite me pare se Tartari ndodhej jashte shtetit dhe gjate verifikimit ne server gjate mbremjes se kaluar eshte konfirmuar qe ai eshte kthyer ne Shqiperi. Megjithate ne pritje qe biznesmeni te clodhet nga rruga e gjate pertej kontinentit, hetuesit thane per Top Channel se Arjan Tartari pritet te vije kete te merkure per te dhene deklarimet e tij.

Top Channel