Meksikë, shpërthim në rafineri, 7 të vdekur

07/09/2010 18:40

Shtatë persona kanë vdekur dhe 12 të tjerë janë plagosur si pasojë e shpërthimit të një rafinerie nafte në Meksikë.

Impianti ndodhet ne Saderejta, në Nuevo Leon, bëjnë të ditur autoritetet lokale të sigurisë civile.

Sipas burimeve, shpërthimi erdhi si pasojë e nje defekti në një kompresor të rafinerisë.

Disa muaj më parë, kompania “Pemex” kishte njoftuar instalimin e një teknologjie anti-zjarr në rafineri, investim që kapte shifrën 1 milion dollarë.

Top Channel