Më shumë ujë për Tiranën

07/09/2010 15:55

Tirana do të furnizohet me ujë të pijshëm 5 herë në ditë dhe jo më tre herë me presion të ulët.

Drejtoria e Ujësjellësit të Tiranës ka përfunduar së ndërtuari një depo të re me kapacitet 7 mijë metër kub uje, e cila do të përmiresojë ndjeshëm furnizmin me ujë për qytetarët e kryeqytetit.

Sipas drejtuesve te ujesjellesit shume shpejt ne Tirane do te dalin jashte funksionit depozitat e ujit te vendosura neper tarracat e pallateve.

“Kjo depo do t’i sherbeje furnizimit me uje te te gjithe Tiranes dhe do rritet presioni deri 2.3 atmosfere. Do të shkojmë drejt eliminimit të orareve të ujit dhe pompave nëpër palate”, thotë Luan Peti, drejtor i Departamentit Inxhinierik.

Kjo depo pritet t’i nenshtrohet analizave laboratorike te Institutit te Shendetit Publik dhe te henen do te nise te funksionoje.Ajo eshte ndertuar me te ardhurat e Drejtorise se Ujesjellesit.Sipas drejtuesve Tiranes do t’i shtohen edhe 3 depo te tjera per te permbushur premtimin 24 ore uje pa nderprerje.

 

Top Channel