Japoni, 32 bilionë usd kostoja e vetëvrasjeve

07/09/2010 21:45

Qeveria japoneze ka deklaruar se vetëvrasjet dhe depresioni i kushtoi ekonomisë së vendit rreth 32 bilionë dollarë vetëm vitin e kaluar.

Shifrat i referohen rënies së të ardhurave dhe kostove të mjekimit. Është hera e parë që Japonia ka publikuar të dhëna të tilla.

Vendi aziatik ka një nga përqindjet më të mëdha të vetëvrasjeve në botë, me mbi 32 mijë persona që i dhanë fund jetës vitin e kaluar.

Kryeministri Naoto Kan e sheh këtë situatë të krijuar si pasojë e problemeve ekonomike dhe emocionale. Qeveria e tij ka ngritur një task forcë për të reduktuar numrin e vetëvrasjeve.

Nga dita e premte do të transmetohet një video me një lojtar futbolli të ligës japoneze, përmes të cilit do t’u bëhet thirrje njerëzve që të ndërgjegjësohen.

Top Channel