Irak, ekzekutohet gazetari i famshëm

07/09/2010 13:00

Një gazetar i njohur irakian që punonte në televizionin shtetëror Al Iraqiya është vrarë në Bagdad me silenciator.

Riyad Assaray u ekzekutua në bordin e makinës së tij në lagjen Harithiya.

I diplomuar për juridik, Assaray prej 5 vjet punonte për Al Iraqiya, ku kishte punuar fillimisht si reporter, më pas si drejtues i programeve fetare dhe së fundmi ishte në drejtimin e një talk show shumë të rëndësishëm.

Top Channel