Indonezi, kërcënim nga vullkani Sinabung

07/09/2010 11:50

Vullkani Sinabung që ndodhet në ishullin indonezian të Sumatrës ka regjistruar një formë të re aktivizimi.

Sipas vullkanologut Agus Budianto, aktivizimi i fundit ka qenë dy herë më i fortë se i parë dhe kollona e tymit është ngjitur deri në 5 mijë metra lartësi.

Më shumë se 20 mijë persona që jetojnë në një rreze 6 kilometra përreth vullkanit janë evakuuar nga zona që prej aktivizimit të parë që ndodhi në 29 gusht.

Top Channel