FBI, pas Bin Ladenit, killeri “plak” më i kërkuari

07/09/2010 13:10

Kush mendon se njeriu i dytë më i kërkuar nga FBI-ja është një terrorist që ka lidhje me atentate ndaj objektivave amerikane, gabohet.

James J. Bulger ndodhet poshtë ikonës së Bin Laden në renditjen e FBI-së dhe të dhënat e skedës së saj janë publikuar edhe në frëngjisht, italisht, gjermanisht e spanjisht.

Krimineli mendohet se mund të fshihet në territorin europian, pasi njihet si një i apasionuar pas siteve historike. James J. Bulger lindi në vitin 1929 dhe sipas FBI-së ai ka ekzekutuar 19 vetë. Për kokën e kriminelit nga Bostoni janë vënë 2 milionë dollarë shpërblim. Që prej vitit 1995 ai jeton në arrati, bashkë me shoqen e tij, 59 vjecaren Catherine Greig.

Vrasësi serial është një i apasionuar pas pas librave për Npoleonin, prandaj Europa mund të jetë një destinacion i mundshëm për të. 8 vjet më parë ai është parë në Londër, ndërsa dy vjet më pas në Karolinën e Veriut.  

Top Channel