Barroso: Europa s’ka vend për racizëm

07/09/2010 11:05

Në Europë nuk ka asnjë vend për racizmin dhe ksenofobinë. Këtë qëndrim e bën të ditur kreu i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso.

Në një fjalim të mbajtur për gjendjen e Unionit, shefi i ekzekutivit të BE-së theksoi se vendet europiane nuk duhet të rizgjojnë fantazmat e së shkuarës.

Gjatë fjalës së tij, Barroso komentoi edhe objektivat politike e ekonomike si dhe sigurinë e nevojën për një politikë të jashtme shumë efikase dhe të unifikuar. “U bëj thirrje liderve të vendeve të BE-së të jenë të bashkuar”, u shpreh Barroso.

Top Channel