Australi, zhbllokohet ngërci për qeverinë e re

07/09/2010 09:00

Kryeministrja laburiste australiane Julia Gillard ka arritur të marrë maxhorancën në parlament duke nisur punën për krijimin e një qeverie të re.

Dy javë pas zgjedhjeve që pas 70 vjetësh përfunduan për herë të parë pa një fitues të qartë, parlamenti i Kanberras përgatitet për të krijuar kabinetin e ri që do drejtojë vendin.

Deputetët që kanë marrë anën e kryeministres janë Rob Oakeshott e Tony Windsor.

Top Channel