Armëpushimi i ETA-s, Spanja dyshon

07/09/2010 00:40

Spanja dyshon “seriozisht” në ndërprerjen e akteve të dhunës prej organizatës separatiste baske, ETA.

Në një deklaratë për mediat, Ministri i Brendshëm spanjoll, Alfredo Rubalkaba e quajti pushimin e zjarrit nga ETA si të pamjaftueshme për të nisur bisedimet për paqe.

“Fjala armëpushim është e pamjaftueshme, është një koncept i një paqeje të kufizuar për të patur një dialog. Kjo është e shkuara”, thuhet në deklaratën e ministrit, Rubalkaba.

Top Channel