Afganistan, talebanët vrasin 3 fëmijë

07/09/2010 04:00

Tre fëmijë kanë gjetur vdekjen nga një sulm i talebanëve në një provincë në jug të Afganistanit.

Lajmi njoftohet nga burimet zyrtare të ISAF-it të cilat saktësojën se ngjarja ka ndodhur në Yhaya Khel në provincën e Paktikas ku talebanët tentuan gjithashtu të sulmin edhe një bazë të NATO-s. Mësohet gjithashtu se nga sulmi i talebanëve 2 fëmijë të tjerë mbetën të plagosur.

NATO nuk publikon moshën e fëmijëvë apo detaje më të hollësishme nga ngjarja në fjalë.

Top Channel