Zelandë e Re, të tjera lëkundje sizmike

06/09/2010 11:45

Vazhdojnë lëkundjet sizmike në Zelandën e Re, ku autoritetet lokale janë detyruar të zgjasin gjëndjen e jashtëzakonshme.

Disa dhjetra lëkundje janë regjistruar gjatë natës, pas asaj të ditës së shtunë që tronditi qytetin Kristcërc, me fuqinë 7.1 ballë.

Bëhet fjalë për tërmetin më të fuqishëm të regjistruar në 80 vitet e fundit, kanë deklaruar sizmologët.

Ndërkohë, vështirësive të skuadrave të shpëtimit i është shtuar koha e keqe me shira të dendura dhe erëra të forta deri në 130 kilometra në orë.

Burimet shtojnë më tej se disa qindra persona janë vendosur në strehimet e emergjencës.

Top Channel