Vatikani mund të ndërhyjë për Sakineh

06/09/2010 12:10

Vatikani ka deklaruar se mund t’i drejtojë një apel diplomatik Iranit për t’i falur jetën gruas së dënuar me vdekje për tradhti bashkëshortore.

Deklarata e Selisë së Shenjtë ka ardhur pas një apeli për ndihmë të bërë nga i biri i gruas, Sakineh Mohammadi Ashtiani, në një intervistë për një agjenci italiane lajmesh.

Pas një proteste të fortë ndërkombëtare, autoritetet iraniane anuluan përkohësisht ekzekutimin e zonjës Ashtiani, e cila është parashikuar të goditet me gurë deri në vdekje.

Gjithësesi, mbështetësit e Ashtianit druhen se ajo mund të ekzekutohet duke e varur. “Po e ndjekim këtë cështje me shumë vëmendje. Qëndrimi i Kishës ndaj dënimit me vdekje është i mirënjohur dhe goditja me gurë është një formë shumë brutale e ekzekutimit të tij”, ka deklaruar zëdhënësi i Vatikanit, at Federico Lombardi.

Top Channel