Spanjë, qeveria refuzon armëpushimin e ETA-s

06/09/2010 12:45

Qeveria spanjolle e ka cilësuar si “të pamjaftueshëm” armëpushimin e ETA-s, duke deklaruar se lëvizja separatiste bashke duhet të heqë dorë nga dhuna njëherë e përgjithmonë.

Ministri i Brendshëm, Alfredo Perez Rubalcaba deklaroi se ETA aktualisht është më e dobët se kurrë dhe theksoi se qeveria do të vazhdojë të ndjekë anëtarët e saj.

Në fundjavë ETA tha se nuk do të ndërmarrë më aksione të armëtosura. Fushata e saj për një shtet të pavarur bask ka shkaktuar mbi 820 vdekje në 40 vitet e fundit.

Organizata ka bërë thirrje dy herë për armëpushim në të kaluarën, por të dyja herët ka hequr dorë dhe për pasojë nuk dihet nëse propozimi i fundit është i përkohshëm apo i përhershëm.

Ministri Rubalcaba tha se ETA ka shkelur shumë armëpushime për t’i besuar dhe ditët kur ajo bënte thirrje për paqe dhe dialog kanë marrë fund.

Top Channel