Londër, Blair mund të mos prezantojë librin

06/09/2010 15:30

Pas protestave në Dublin, Toni Blair po mendon të anulojë prezantimin e librit të tij në Londër.

“Të them të drejtën jam i shqetësuar”, është shprehur ish-kryeministri britanik.

Rreth 200 manifestues kishin protestuar të shtunën në kryeqytetin irlandez kundër ish-kryeministrit, duke hedhur këpucë, vezë dhe shishe plastike dhe duke thirrur sloganin kundër luftës në Irak.

Top Channel