Koreja e Veriut do lirojë ekuipazhin jugor

06/09/2010 14:05

Koreja e Veriut ka deklaruar se do të lirojë ekuipazhin e një varke peshkimi që hyri ilegalisht në ujërat e saj territoriale.

Shtatë peshkatarët mbahen prej një muaji pasi varka e tyre u ndalua në brigjet lindore të gadishullit korean.

Mediat shtetërore lokale deklarojnë se anija dhe ekuipazhi do të dorëzohen të martën në kufirin e bregut lindor.

Peniani ka deklaruar se anëtarët e ekuipazhit kanë pranuar hyrjen ilegale në ujërat e Koresë së Veriut, por kanë premtuar se nuk do ta bëjnë më një gjë të tillë. Ata janë tre shtetas kinezë dhe katër koreano-jugorë.

Marrëdhëniet mes dy Koreve janë tensionuar që kur Jugu fajësoi Veriun për mbytjen e një anijeje luftarake në muajin maj.

Si reagim Seuli ka kryer një seri stërvitjesh ushtarake pranë kufirit detar, së bashku me marinën e Shteteve të Bashkuara.

Top Channel