Kili, gërmohet pusi i dytë për minatorët

06/09/2010 09:55

Ka nisur dje në Kili gërmimi për një pus të dytë, për të shpëtuar 33 minatorët e bllokuar prej një muaji nën tokë.

Gërmimi i dytë duhet të zgjerojë një kanal për të arritur në 620 metra thellësi, në mënyrë që minatorët të kalojnë prej tij.

Punimet pritet të zgjasin tre muaj, më pak se gërmimi i parë, deklarojnë autoritetet lokale.

Ndërkohë, në Kili mbërritën para pak ditësh specialistë të NASA-s, të cilët u sugjeruan minatorëve të bllokuar që të zbatojnë një regjim rigoroz, me ushqim dhe gjum, në mënyrë që të ruajnë formën fizike.

Top Channel