Hariri, i biri tërheq akuzat ndaj Sirisë

06/09/2010 14:25

Kryeministri libanez Saad Hariri ka deklaruar se ka gabuar kur ka akuzuar Sirinë për vrasjen e të atit, kryeministrin e hershëm të Libanit, Rafik Hariri.

Në një intervistë për një gazetë lokale, Hariri i ri është shprehur se akuzat kanë qenë të motivuara politikisht.

Hariri ka shtuar se Libani dhe Siria kanë lidhje të forta dhe ka nënvizuar se hetimi ndërkombëtar mbi vrasjen e babait të tij është keqdrejtuar nga dëshmi të rreme.

Rafik Hariri, një nga personat më të pasur në botë, u vra në Beirut në vitin 2005, nga shpërthimi i një sasie të madhe eksplozivi të vendosur në një furgon.

“Në një pikë të caktuar ne bëmë gabime dhe akuzuam Sirinë se vrau kryeministrin martir. Kjo ishte një akuzë politike që tani ka marrë fund”, është shprehur Saad Hariri.

Top Channel