Hapet sesioni i ri parlamentar
06/09/2010 12:25
Kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli hapi seancën e sotme plenare për sesionin e ri parlamentar, në një sallë tërësisht të rikonstruktuar.
Duke folur për arritjet që ka bërë në këto vite qeveria, Topalli shprehu bindjen se e ardhmja ka shumë punë përpara.
“Gjatë sesionit të kaluar u miratuan ligje të rëndësishëm për integrimin e vendit”, u shpreh Topalli.
Kryeparlamentarja u shpreh se sot Shqipëria është më pranë BE-së e më pranë regjimit të heqjes së vizave, ndaj ftoi deputetët që të bashkëpunojnë për ecurinë e vendit.
Top Channel