Guatemalë, 40 të vdekur nga moti i keq

06/09/2010 12:00

Autoritetet guatemalase deklarojnë se janë të paktën 40 personat që kanë humbur jetën për shkak të shirave të dendura.

Ngjarja më e rëndë ka qenë ajo kur një copë kodre është shembur dhe ka zënë poshtë një grup vullnetarësh që po përpiqeshin të nxirrnin një autobuz të mbuluar nga balta.

Të paktën 20 trupa të pajetë janë rekuperuar, ndërkohë që kërkimet për 40 persona të tjerë që konsiderohen të humbur janë ndërprerë nga frika e rrëshqitjeve të tjera të tokës.

Presidenti Alvaro Colom e ka shpallur katastrofën si një tragjedi kombëtare. Ai ka vizituar vendin ku vullnetarët po gërmonin për të gjetur personat e varrosur nga balta, në kilometrin e 171-të të autostradës Ndër-Amerikane, në veri të Qytetit të Guatemalës.

“Vetëm këtë fundjave ne kemi parë një dëm të krahasueshëm me atë që kaluam me Agatan”, ka deklaruar Colom, duke iu referuar stuhisë tropikale që vrau 165 persona në muajin maj.

Top Channel