Gjermani, zgjatet përdorimi i centraleve atomike

06/09/2010 09:15

Koalicioni qeverisës në Gjermani ka vendosur të zgjasë përdorimin e centraleve bërthamore të vendit të paktën edhe për 12 vjet.

Sipas një marrëveshjeje të arritur, disa centrale do të vazhdojnë të funksionojnë deri në vitin 2030 dhe jo deri në 2021, sic ishte kërkuar më parë nga qeveria.

Por ndërkohë, në Gjermani do të ketë gjithashtu fonde të reja për kompanitë e angazhuara në prodhimin e energjisë së rinovueshme.

Kancelarja Angela Merkel deklaroi se burimet e rinovueshme nuk janë të zhvilluara aq sa duhet për të hequr dorë nga centralet atomike.

Ministrat u mblodhën mbrëmjen e së dielës për të diskutuar planin, duke njoftuar më pas se 17 centralet e Gjermanisë do të vazhdojnë të prodhojnë edhe për 8 vjet pas vitit 2021, ndërsa më të rinjtë edhe për 14 vjet.

Top Channel