Fratini: Asnjë vendim mbi Sakineh

06/09/2010 22:20

Pas apelit të djalit të Sakinesë, gruas iraniane të dënuar me ekzekutim me gurë, Ministri i Jashtëm italian, Franko Fratini deklaroi se mbi të nuk është marrë ende asnjë vendim prej autoriteteve iraniane.

“Mbi Sakineh nuk është marrë edne asnjë vendim. Kemi bërë hapa para me Teheranin duke u koordinuar me presidencën belge të BE-së. Ambasadori ynë në Teheran ka kontaktuar me autoritetet vendase të cilat i kanë sqaruar atij situatën në të cilën ndodhet gruaja”, deklaroi për mediat italiane ministri Fratini.

Deklarata e Fratinit hedh poshtë lajmet të cilat Sakineh mund të ekzekutohet nga dita në ditë pasi u shpall fajtore për tradhëti bashkëshortore, imoralitet dhe bashkëpunim në vrasjen e të shoqit.

Top Channel