Egjipt, zhdukja e “Papaverit”, 11 zyrtarë në hetim

06/09/2010 23:55

11 zyrtarë të lartë egjiptianë po hetohen në lidhje me zhdukjen e veprës “Papaveri” të Van Gogut nga muzeu Mahmud Khalil i Kajros.

Autoritetet vendase njoftuan se që të 11 personat që po hetohen janë zyrtarë dhe nënpunës të Ministrisë së Kulturës dhe se ata dyshohen se kanë dijeni për zhdukjen e veprës së famshme.

“Papaveri”, një ndër veprat më të arrira të Van Gogut, e vlerësuar me shumën e 50 milionë dollarëve u vodh prej muzeut të Kajros në datën 21 gusht.

Top Channel