Irak, autobombë ndaj Ministrisë së Mbrojtjes

05/09/2010 10:35

Një atentat kundër kompleksit të Ministrisë së Mbrojtjes në Bagdad ka shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e gjashtë të tjerëve.

Një kamikaz në bordin e një makine të mbushur me eksplozivë ka shpërthyer rreth orës 10:50 (me orën lokale) në lagjet e Maidan dhe Bab al-Muathan, ndaj komandës ushtarake të Rusaf, në pjesën lindore të qytetit.

Baza, më 17 gushtin e shkuar, ka qenë teatër i një tjetër atentati që ka shkaktuar vdekjen e 59 personave.

Top Channel