Guatemalë, koha e keqe, 20 të vdekur

05/09/2010 12:15

Të paktën 20 persona kanë humbur jetën dje për shkak të përmbytjeve nga shirat e fortë që kanë përfshirë Guatemalën.

Në vend është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.

Dhjetë prej viktimave kanë mbetur të vrarë kur një autobus me të cilin udhëtonin është përmbysur nga rrëshkitja e tokës në Chimaltenango, në perëndim.

Katër të tjerë janë mbuluar nga balta në banesën e tyre në Quezaltenango.

Për presidentin Colom shirat e fundit kanë shkaktuar dëme nga 350 në 500 milionë dollarë.

Top Channel