Britani, përplasen dy avionë, 2 të vdekur

05/09/2010 11:05

Dy persona kanë humbur jetën për shkak të shpërthimit në ajër të dy avionëve të vegjël gjatë një gare aeronautike në ishullin britanik të Wight, në Britani.

Secili nga mjetet transportonte nga dy persona.

Një prej avionëve ka mbetur i dëmtuar gjatë përplasjes, por ka arritur të vazhdojë deri në aeroportin e Bembridge, ndërsa tjetri ka rënë në një zonë të pyllëzuar.

Të dy pasagjerët e avionit të dytë kanë humbur jetën, sipas zëdhënësit të policisë së Hampshire.

Top Channel