Afganistan, Irani paguan talebanët

05/09/2010 09:35

Në gjashtë muajt e fundit 5 shoqëri iraniane në Afganistan kanë financuar talebanët për të vrarë trupat amerikane.

Parashikohen rreth 1 mijë dollarë për çdo ushtar të vrarë dhe 6 mijë për çdo mjet të shkatërruar.

Lajmin e ka bërë të ditur “Sunday Times” duke iu referuar burimeve të inteligjencës afgane.

Rrjeti është organizuar nga njësia e elitës së Pasdaranëve, Al Qods dhe përfaqëson një aleancë të fshehtë mes iranianëve shiitë dhe talebanëve sunitë.

Top Channel