Zelandë e Re, rrëzohet avioni, 9 të vdekur

04/09/2010 08:00

Nëntë persona, përfshirë 4 të huaj, kanë mbetur të vrarë në një incident ajror të ndodhur në Zelandën e Re.

Aeroplani, pronësi e një kompanie që mundëson hedhje me parashutë, mori flakë vetëm pak momente pasi ishte ngritur në ajer, në lokalitetin Foks Glesier.

Autoritetet lokale njoftojnë se turistët që humbën jetën ishin nga Anglia, Irlanda, Australia dhe Gjermania, ndërsa piloti dhe të tjerët ishin vendas.

Asnjë nga pasagjerët nuk është identifikuar deri tani. Avioni ishte i tipit “Fletcher”, i cili përdoret zakonisht në zonën në fjalë.

“Ishte si një top zjarri që ra në tokë dhe më pas shkaktoi një re të madhe tymi”, ka deklaruar për mediat një dëshmitar nga vendngjarja.

Top Channel