Talebanët, Karzai ngre Këshillin e Paqes

04/09/2010 15:00

Presidenti afgan Hamid Karzai ka formuar një komitet të posacëm për të kërkuar nisjen e bisedimeve për paqen me talebanët.

Ngritja e kësaj strukture vjen pas miratimit të një plani për të angazhuar militantët në një proces pajitimi, nga liderët tribalë në qershor.

Gjatë nëntë viteve të fundit, talebanët kanë luftuar për të rrëzuar qeverinë e mbështetur nga SHBA dhe për të përzënë 130 mijë trupat e huaja që ndodhen në Afganistan.

“Formimi i Këshillit të Lartë për Paqen është një hap domethënës drejt bisedimeve për paqen”, ka deklaruar zyra e Karzait.

Më parë, Shtetet e Bashkuara kanë shprehur mbështetjen e tyre ndaj lëvizjeve që angazhojnë talebanët që heqin dorë nga dhuna në procese politike.

Agjencia e lajmeve “AFP” citon zyrën e zotit Karzai që thotë se, detajet mbi numrin e anëtarëve të këshillit, që do të përfshijë edhe ish-rebelë, do të publikohen javën e ardhshme.

Top Channel