Situata në Afganistan do përkeqësohet

04/09/2010 11:40

Ushtaraku më i vjetër i forcave të armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, gjenerali Nick Parker ka deklaruar se situata në Afganistan do të përkeqësohet para se ajo të bëhet më mirë.

Në një intervistë për BBC, Sir Parker është shprehur se ndaj talebanëve është arritur progres, por ai ka qenë i vështirë, i ngadaltë dhe i paqëndrueshëm.

“Ne po shkojmë drejt strofullave të armikut, por atje po hasim një kryenecësi, sidomos në ato zona ku dominojnë rebelët”, ka deklaruar numri dy i misionit ISAF.

“Kemi të bëjmë me një operacion kompleks. Ka një numër të gjerë aktorësh dhe kemi një armik që rigjenerohet. Ne po shohim progres, por ai është vështirë, i ngadaltë dhe i paqëndrueshëm”, është shprehur gjenerali.

Top Channel