Rusi, plagoset ministri i Dagestanit

04/09/2010 12:30

Ministri i Dagestanit për Politikën Kombëtare dhe Marrëdhëniet me Jashtë, Bekmurzaiev, ka mbetur i plagosur në një atentat.

Shoferi i tij ka vdekur ndërsa truproja ka mbetur i plagosur, bëjnë të ditur agjencitë ruse të lajmeve.

Sipas burimeve, atentati ka ndodhur ditën e djeshme ne kryeqytetin e republikës kaukaze ruse, Makhackala.

Ministri sapo kishte hipur në makinën e tij të punës, e cila shpërtheu 20 metra pasi ishte nisur. Dy parardhës të tij kanë mbetur të vrarë në sulme të tjera terroriste.

Top Channel