Protesta “anti-diskriminim”, mijëra persona në rrugët e Parisit

04/09/2010 19:35

Ndalja e dëbimit të romëve prej Francë ishte qëllimi i protestës së mijëra aktivistëve të të drejtave të njeriut në disa qytete kryesore europiane.

Sipas organizatorëve të manifestimeve, sipas tyre, anti racizëm, mbi 50 mijë persona dolën në rrugët e Parisit për të kundërshtuar masat e fundit anti-emigracion të marra prej presidentit Sarkozi dhe dëbimit të mbi 1 mijë romëve drejt Rumanisë.

Aktivistët kërkuan ndaljen e këtyre masave të cila sipas tyre bien ndesh me të drejtat e njeriut dhe me karakter “diskriminimi racor”.

Mijëra manifestues zbritën iu përgjigjen thirrjes për solidarizim edhe në Bruksel e Romë. Mijëra persona dolën në rrugët e kryeqytetit italian për të sensibilizuar opinioni për masat e ndërmarra nga Parisi si dhe për të kundërshtuar planin e Bashkisë së Romës mbi zonën e kampeve romë në këtë qytet.

Top Channel