Pakistan, 73 viktima nga sulmi i së premtes

04/09/2010 21:50

73 të vdekur dhe mbi 200 të plagosur është bilanci përfundimtar i sulmeve vetëvrasëse të ndërmarra në jug-perëndim të Pakistanit një ditë më parë.

Ky është bilanci i zyrtar i autoriteteve të cilat ditën e premte njoftuan për 59 të vdekur dhe 168 të plagosur.

Përgjegjësia për sulmin u ndërmor nga grupi radikal taleban, Tahrik e-Taliban të cilët nëpërmjet anëtarit të tyre, Qari Husein njoftuan se akti ishte hakmarrje për vrasjen e lidërve fetarë suni pas një sulmi nga shiitët.

Top Channel