Obama: Ndalëm “hemoragjinë” e ekonomisë

04/09/2010 17:05

Në fjalimin e tij të përjavshëm, që mbahet çdo të shtunë, presidenti amerikan, Barak Obama u shpreh se masat e ndërmarra prej administratës së tij ndaluan “hemoragjinë” e ekonomisë amerikane.

“Masat e ndërmarra kanë ndalur hemoragjinë e ekonomisë së SHBA-së, por për ta forcuar atë nevojiten masa të tjera shtesë. Kemi nevojë për një shtresë të mesme të zhvilluar dhe duhet të bëjmë gjithçka për hapjen e vendeve të reja të punës”, deklaroi Obama.

Fjalimi i shefit të Shtëpisë së Bardhë ka ardhur në të njëjtën ditë me publikimin e raportit më të fundit për gjendjen e papunësisë në vend, raport ky që pohonte se vetëm në muajin e fundit humbën vendet e punës mbi 50 mijë amerikanë.

Top Channel