Macron sulmon Trump dhe Netanyahun: Po e përdorin Francën për fushatat e tyre zgjedhore
Ministri i Jashtëm koreano-jugor, Ju Miung-huan dha dorëheqjen pas akuzave për nepotizëm ku u përfshi dikasteri që ai drejton.
Miung-huan akuzohet për nepotizëm pasi në të njëjtën ministri u punësua edhe vajza e tij 35 vjeçare. Fillimisht aplikimi i 35 vjeçares ishte hedhur poshtë nga ministri Miung-huan. Megjithatë ajo u mor në punë në një proçes tjetër punësimi në dikaster.
Tashmë, dorëheqja e ministrit Miung-huan ndodhet në tryzën e kryeministrit vendas, i cili brenda pak ditësh duhet ta pranojë ose ta refuzojë atë. Ndërkohë që është ngritur edhe një grup hetimor për të zbardhur çështjen në fjalë.
Top Channel