Lindje e Mesme, shpërthen raketa në Neghev

04/09/2010 14:40

Një raketë e lëshuar nga Rripi i Gazës ka patur si objektiv Neghev-in perëndimor në Izrael, pa shkaktuar viktima.

Mjeti shpërtheu në një zonë të pabanuar. Ky incident përkon edhe më nisjen e negociatave të paqes izraelito-palestineze, të cilat Hamas i kundërshton.

Ditët e shkuara, Hamas mori përsipër vrasjen e katër izraelitëve në Bregun Perendimor.

Top Channel