L. e Mesme, Bler: Shanse për paqe

04/09/2010 21:25

Ish-kryeministri britanik, Toni Bler, tashmë i dërguari i “Katërshes” në Lindjen e Mesme, u shpreh se shanset për arritjen e një paqeje të qendrueshme në rajon janë të mëdha.

“Mendoj se ka shanse të mira për të arritur në një marrëveshje, për 2 arsye: impenjimin personal të presidentit amerikan, Barak Obama dhe përkrahjen e bisedimeve të paqes edhe prej vendeve të rajonit”, tha Bler.

Deklarata e Bler vjen pas rinisjes së bisedimeve për paqe mes Izraelit dhe palestinezëve, bisedime këto që mbajtën raundin e tyre të parë në Uashington, e që pas pak ditësh pritet një tjetër takim, këtë radhë në Egjipt.

Top Channel