Kili, minatorët mund të shohin ndeshjet

04/09/2010 18:50

Autoritetet kiliane për t’u mundësuar një jetë “normale” 33 minatorëve të mbetur në 700 metra thellësi në galeritë e vendit, po mendojnë t’u vendosin një televizor që ata të mund të shohin ndeshjet e futbollit të kampionatit vendas dhe miqësoren Kili-Ukrainë.

Presidenti, Sebastian Pinera njoftoi futjen fibrave optike për të mundësuar këtë, si dhe prezantoi planin C të nxjerrjes së tyre prej galerive ku janë bllokuar prej disa javësh.

Sipas planit, parashikohet hapja e një rrugëkalimi prej agjencisë shtetërore të naftës, ENAP përmes dherave të rrëshqitur.

Për nxjerrjen e minatorëve kilianë u angazhua edhe NASA e cila ditën e djeshme propozoi një plan të ngjashëm me atë të ENAP-it.

Top Channel