Kili, ekspertët e NASA-s, këshilla minatorëve

04/09/2010 12:50

Shkencëtarët nga agjencia amerikane e hapësirës, NASA, kanë këshilluar minatorët e bllokuar në Kili që të regullojnë regjimin ditor të tyre.

Një grup prej katër ekspertësh që kanë mbërritur në minierë kanë deklaruar se minatorët duhet të rrisin marrjen e vitaminës B dhe të nisin gradualisht një program ushtrimesh derisa ushqimi i tyre të përmirësohet.

33 minatorët kanë mbetur të bllokuar në një tunel 700 metra nën tokë prej një muaji, pas shembjes së një pjese.

Atyre do t’u duhet të presin dy deri në katër muaj derisa inxhinierët të gërmojnë dhe të hapin një kanal shpëtimi.

Qeveria e Kilit ftoi grupin e shkencëtarëve të NASA-s për të ndihmuar minatorët në ruajtjen e shëndetit fizik dhe mendor derisa të shpëtojnë.

Top Channel