Izraeli: Hezbollah ka 15 mijë raketa

04/09/2010 03:30

Ambasadori izraelit në Uashington deklaroi se Hezbollah mbetet kërcënimi kryesor i shtetit hebre pasi zotëron plot 15 mijë raketa.

“Hezbollah është një kërcënimi kryesor për pasi zotëron katërfishin e raketave që zotërontë gjatë luftës së 2006-ës, të cilat mund të godasin edhe Eilatin, qytetin më jugor të vendit”, deklaroi ambasadori Majkëll Oren.

Sipas tij i gjithë arsenali i armëve të Hezbollah ndodhet i fshehur nën spitale, shkolla e shtëpi, gjithmonë i gatshëm të godasë Izraelin.

Top Channel