Irlandë, incidenti i Bler, policia shoqëron disa persona

04/09/2010 18:30

Policia e Dublinit në Irlandë njoftoi arrestimin e një numri “të vogël” përsonash të përfshirë në protestat që shoqëruan provmovimin e librit të ish-kryeministrit Toni Bler.

Autoritetet nuk përcaktojnë saktë numrin e të ndaluarve, por sqarojnë se pjesa më e madhe e tyre janë aktivistë kundër luftës dhe se ata do të pyeten në lidhje me incidentin e gjuajtjes me këpucë dhe vezë të ish-kryeministrit britanik.

Megjithatë shoqërimet, dëshmitarë nga vendngjarja pohuan për BBC dhe CNN se Bler nuk është prekur nga sulmi pasi një kordon policësh i kanë ndaluar ata të afroheshin në dyqanin e librave “Eason”, ku ndodhej Toni Bler.

Top Channel