Iraniania pret ekzekutimin

04/09/2010 20:25

Mund të kenë mbetur vetëm pak orë jetë për Sakineh Mohammadi Ashtiani. Ekzekutimi i saj ka gjasa që të bëhet nesër në orët e para të mëngjesit. (UPDATE)

Është i biri i Sakinesë ai që ka vënë alarmin për këtë. Megjithëse autoritetet vazhdojnë të mohojnë, familjarët e gruas iraniane të dënuar me vrasje me gurë, janë të frikësuar se integralistët e regjimit mund të kenë përshpejtuar zbatimin e vendimit.

“Ka mbetur edhe fare pak kohë”-ka thënë djali i saj 22 vjeçar, i cili ka shtuar se e ëma e tij është torturuar dhe përdhunuar përpara se të bënte konfesimin e saj në 11 gusht, ku pranonte para kamerave se kishte tradhëtuar të shoqin dhe me pas kishte ndihmuar në vrasjen e tij.

“Ata janë të aftë të bëjnë gjithçka! Edhe t’a vrasin pa thënë asgjë”, ka vazhduar djali i alarmuar.

Për të shpëtuar jetën e Sakinesë është organizuar një lëvizje ndërkombëtare, e nisur fillimisht nga Franca, e cila vazhdon presionin mbi Iranin për këtë. Më pas i janë shtuar edhe shtete të tjera si Italia dhe Spanja. Qindra mijëra firma janë mbledhur në apelin për ndalimin e ekzekutimit.

Top Channel