Iran, mbahet dita anti-Izrael

04/09/2010 01:10

Në Iran u zhvillua të premten dita e protestës anti-Izrael, e quajtur ndryshe “Quds”, ku mijëra persona dolën në rrugët e Teheranit në mbështetje të palestinezëve.

Në marshimin e përvitshëm, që mbahet në mbështetje të palestinezëve të premten e fundit të Muajit të Ramazanit, manifestuesit dolën me parrulla ‘Vdekje Izraelit, vdekje SHBA-së”.

Gjatë zhvillimit të protestës mbajti fjalim edhe presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad i cili tha se bisedimet e paqes mes Izraelit dhe AP janë të padobishme, të panevojshme dhe të destinuara të dështojnë. Sipas tij çështja nuk mund të zgjidhet në Uashington apo Londër, por në tokën e palestinezëve.

“Dita Quds” ka mbetur traditë nga themeluesi i Republikës Islamike, Ajatollah Ruhollah Khomeini, i cili në fjalimin e famshëm të gushtit të 1979-ës ftoi të gjithë muslimanët të mbështesin kauzën palestineze.

Top Channel