Indi, Gandi rimandatohet në krye të partisë

04/09/2010 02:10

Sonia Gandi rizgjidhet për të katërtin mandat radhazi si kryetarja e forcës qeverisëse, Partisë së Kongresit në Indi.

“Është një përgjegjësi e madhe dhe falenderoj të gjithë personat që kanë punuar për partinë. Jemi në pushtet apo jo ne duhet të vazhdojmë të punojmë për njerëzit në nevojë”, tha Gandi pas rizgjedhjes së saj.

Me rizgjedhjen e saj, vejusha e ish-kryeministrit Rajiv Gandi, të vrarë në vitin 1991, tregon se mbetet figura më me influencë në politikën e Indisë.

Top Channel