Holandë, dështojnë bisedimet për koalicionin

04/09/2010 09:15

Negociatat për formimin e koalicionit në Holandë kanë dështuar, pasi lideri i se djathtës Geert Wilders i ka braktisur ato.

Wilders deklaroi se ai nuk u beson disa anëtarëve të partisë Kristian Demokrate për të aderuar në cdo marrëveshje të mundshme.

Disa demokristianë kanë shprehur rezervat e tyre për ndonjë marrëveshje me zotin Wilders, për shkak të pikëpamjeve të tij anti-islamike dhe kundër emigrantëve.

Dështimi vjen tre muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme. Holanda vazhdon të mbetet pa qeveri që prej muajit shkurt, kur koalicioni qeveritar u rrëzua.

Top Channel