Francë, protesta kundër Sarkozisë

04/09/2010 15:55

Dhjetra aktivistë të të drejtave të njeriut dhe organizata të ndryshme humanitare, marshuan ne rruget e Parisit për te protestuar kunder, siç e quajne ata, masave “diskriminuese racore” te presidentit Sarkozi.

“Ai nuk po lufton krimin, por po vendos në udhëkryq parimin bazë të Republikës, barazinë. Tashmë ajo që në fillim u cilësua si një krizë social-ekonomike po rrezikon të transformohet në një kërcënim për të gjithë shoqërinë”, thuhet në deklaratën e përbashkët të 50 organizatave humanitare që veprojnë në Francë.

Disa organizata besojnë se fajësimi i emigrantëve prej presidentit Sarkozi për kriminalitetin në vend shkel hapur tre parimet themelore të Republikës, që janë liria, barazia dhe vëllazëria.

Prej disa javësh në Francë ka nisur një operacion i cili ka dëbuar deri më tani, sipas autoriteteve, 1 mijë romw drejt Rumanisë. Dëbimi mori shkak pas sulmit që një grup romësh ndërmorën ndaj policisë.

Ndërkohë parlamenti vendas po shqyrton gjithashtu mundësinë për heqjen e shtetësisë për të gjithë emigrantët e përfshirë në sulmet ndaj policisë, poligamisë dhe prostitucionin.

Top Channel